Kina filloi të përdorte metodën qindra vjeçare për të trajtuar pacientët muajin e kaluar dhe guvernatori i New York, Andrew Cuomo, lajmëroi të hënën që plazma e gjakut do të testohej atje për të trajtuar të sëmurët.

Ky trajtim mund të jetë shpresa më e mirë për pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19, teksa shkencëtarët punojnë për të gjetur një kurë apo vaksinë.

Plazma e marrë nga gjaku i një pacienti që është shëruar nga sëmundja injektohet në trupin e pacientit të ri. Ende nuk dihet nëse kjo metodë do të funksionojë me çdo pacient.

Më parë ajo është përdorur në sëmundje si SARS, Ebola dhe gripi i thjeshtë.

“Ne nuk mund ta dimë nëse do të funksionojë derisa ta kemi provuar, por të dhënat e së shkuarës janë premtuese,” tha Dr. Arturo Casadevall i universitetit Hopkins