Një ngjarje shokuese me pasojë vdekjen e tre foshnjeve ka tronditur opinion publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tre foshnje të lindura para kohe e nën peshë, që po mbaheshin nën kujdesin e maternitetit, kanë vdekur për shkak se qumështi kishte qenë ndotur me baktere të marra nga pajisjet e spitalit.

Mediat amerikane njoftojnë se pesë fëmijë të tjerë janë infektuar rëndë.

Pas hetimit që u krye nga inspektorët e Pensilvanisë, SHBA, edhe drejtuesit e spitalit Geysinger Medical Center, në Danville, e pranuan se infeksioni u ishte dhënë bebeve për shkak se mjetet e spitalit që përdoreshin për të matur qumështin kishin qenë të ndotura me baktere.

Nga tetë fëmijë që u infektuan, tre prej vdiqën brenda një kohe të shkurtër.

Autoritetet po hetojnë në lidhje me ngjarjen.