Bruno Telushi, pas fitores 0-1 ndaj Luftëtarit është shprehur për Supersport se kampionati ka filluar njësoj si sezonin e kaluar.

Për mesfushorin, nuk ka rëndësi kush shënon, por e rëndësishme është të fitojë skuadra.

“Kampionati ka nisur sikurse sezonin e kaluar. Për golin e sotëm, mund ta quaj një gol të thjeshtë që i dha 3 pikë ekipit dhe ndihem shumë mirë që kam dhënë kontributin tim. Janë bërë shumë ndryshime në ekip. Skema është e re dhe kjo do kohën e vet. Kalova një dëmtim jo të lehtë, por që nga ndeshja në ndeshje, jam duke u rritur nga ana fizike, por shpresoj që edhe djemtë që kanë ardhur, shpresoj të jenë në formë të mirë. Besoj që ekipi të ngrihet shumë. Është e rëndësishme që ekipi të fitojë. Të shënojnë këta djemtë e rinj, të kenë mundësinë për t’u ngritur një hap më lartë në karrierën e tij”.