Monedha e përbashkët euro ka shënuar sërish rënie sot në tregun valutor për të tretën ditë radhazi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.57 lekë, me një rënie prej 0.95 lekë në raport me ditën e djeshme.

Nga dita e hënë, kur euro arriti në rekordin e 2 viteve, duke u këmbyer me 131.06 lekë, euro ka rënë ndjeshëm.

Gjithashtu rënie ka pësuar edhe dollari, paundi e franga zviceriane. Ndërkaq, është forcuar dollari kandaz.

Më poshtë kursi i këmbimit sipas BSH

kk.jpg