Shërbimi Gjeologjik Amerikan, një nga më të mirët në botë në këtë fushë, vlerëson se tërmeti i 26 nëntorit ishte 6.4 ballë.

Në bazë të të dhënave paraprake,  ky shërbim e vlerëson tërmetin në Shqipëri me nivelin portokalli të alarmit.

Të dhënat nuk janë shqyrtuar akoma nga ekspertët, por janë vetëm të dhënat e preferuara të momentit.

Sipas tyre, me këtë nivel alarmi, numri i viktimave mund të shkojë nga 100 deri në 1 mijë.

Kurse humbjet ekonomike përllogariten nga 100 milionë deri në 1 miliard dollarë. Këto humbje mund të shkojnë deri në 9 përqind të GDP-së së Shqipërisë, vlerëson SHGJA.

Në faqen e këtij shërbimi thuhet se nga tërmeti janë prekur deri në 1.2 milionë njerëz.