Një konflikt mes dy personave u shënua në qendër të qytetit të Durrësit mesditën e sotme.

Në sherr e sipër njëri prej të rinjve është goditur me kaçavidë.

“Në lagjen Nr.12,  shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës” informon policia. 

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë  është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Specialistët për Hetimin e Krimeve  në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .