Shezai Rrokaj: Absurd-teatri si pjellë e absurditetit të një fiksimi?

Reagimet mbi çështjen e Teatrit Kombëtar nga ana e deputetëve të LSI-së kanë qenë të shumta. I rradhës vjen nga deputeti Shezai Rrokaj në rrjetin social Facebook. Nëpërmjet një shkrimi të gjatë ai shprehet se ky teatër është pjesë e qenies dhe e gjuhës sonë të lëvruar në skenë dhe se kjo që po ndodh sot, mu para nesh, ka një emër: është një teatër absurd i absurditetit të qeverisjes.

Më poshtë statusi i plotë:

Absurd-teatri si pjellë e absurditetit të një fiksimi?

Kryeministri e tha para disa ditësh se Teatri nuk është më pjesë e historisë. Po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar.
Po në Evropën ku kërkojmë të shkojmë modernizmi është në vazhdim dhe në harmoni me traditën, e cila ruhet si objekt kulti, si pasuri e gjeneratave, si kujtesë që bashkon brezat, duke krijuar arketipin identitar në kuptimin e Jungut. Pra, llogaritjet mjerane në llaç e tulla, që pragmatistët industrialë janë rrekur të japin për ta quajtur ‘ndërtesë pa vlerë’, nuk kanë vlerë, sepse ato janë bërë nën efeketet e pragmatizmit industrial, që ka rënë në amnezi historike. Mirëpo ky teatër është pjesë e qenies sonë, e gjuhës sonë të lëvruar në skenë, janë pjesë e rritjes sonë; ato janë pjesë e kujtesës sonë dhe kujtesa nuk ka çmim; ajo nuk mud të banalizohet me llaç e tulla, pasi pa të ne jemi një hiç sartrian.
Historia e kujtesës sonë është një tërësi ngjarjesh dhe monumentesh, si këto teatra, që në rrjedhë të kohës shërbejnë si pika referimi për të ardhmen dhe mbi të cilat ngrihet kujtesa kolektive e vetëdija në kuptimin e dasein-it heideggerian.
Po cili është në thelb problemi: teatri i kullave apo kullat tek teatri? Mund të merrja më shumë se një përgjigje, mbase edhe asnjë. Sidoqoftë, fakt është se amnesia e mazhorancës për vlerën e Teatrit dhe mosdëshira për rijetësimin e tij, në vend të prishjes, është mbërthyer fort prej thanatosit e grykësisë së pragmatizmit industrial, i cili priret të rrafshojë gjithçka, që ta kthejë në një fushë të bardhë, do të thoshte Lock-u, e për t’ia filluar sërish qytetërimit nga e para. Dhe kjo që po ndodh sot, mù para nesh, ka një emër: është një teatër absurd i absurditetit të qeverisjes.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al