Shezai Rrokaj: Arsimi i lartë në kolaps si kurrë më parë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Shezai Rrokaj në takimin e sotëm mbi buxhetin e arsimit, ka thënë se arsimi i lartë është në një kolaps të thellë për shkak të reformave. Z. Rrokaj tha se 5% i propozuar nga LSI është një buxhet që paguan 3% për arsimin parauniversitar dhe 2% të prodhimit të brendshëm bruto për arsimin universitar.  Më poshtë keni fjalën e plotë të z. Rrokaj:

Shoqëritë ecin përpara, jo thjesht dhe vetëm duke investuar në sektorë ekonomikë, por sot konsiderohet që investimi në arsim është investimi më dobiprurës për shoqëritë që janë përfshirë në tregun global. Këtë shembull e jep Finlanda, e japin të gjitha vendet perëndimore për mënyrën se si ato e interpretojnë investimin në arsim. Problemi i qeverisjes në Shqipëri dhe i qeverisjes aktuale është që tjetër gjë thotë, dhe tjetër gjë bën. Në strategjinë e arsimit parauniversitar 2014-2020 pretendohet që në vitin 2018 do të investohen 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin, nga ku 3% do ti dedikohen arsimit parauniversitar. Kjo është një qeveri fasadash, e cila tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën. Ne në programin tonë kemi kërkuar me bindje të plotë, atë që vendet perëndimore bëjnë sot. Vendet e Bashkimit Europian investojnë mesatarisht sot 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Arsimin. Së dyti nëse për arsimin parauniversitar ka një strategji, për arsimin e lartë është tym, është në kaos. U bë një e ashtuquajtur Material për Reformim, mbi bazën e të cilit lindi apo doli një ligj, i cili e ka futur universitetin më në kolaps dhe në kaos se çka qenë në gjendjen e mëparshme, pasi ka një kakofoni të interpretimeve të kompetencave të organeve kolegjiale dhe të autoriteteve drejtuese të pazakontë. Përpos kësaj, ka dhe arnime apo shtesa nisur nga presione që u bën në atë kohë nga universitete, të cilat kërkonin të kishin dominim mbi institucionet publike. Ne si LSI i kushtojmë rëndësi fuqizimit të universitetit publik, por pa anashkaluar edhe alternativën e universitetit privat. Por themi që fondet e buxhetit duhet të orientohen prioritarisht në universitetin publik. Çfarë ndodh? E njëjta statusqou, si në reformën në vitin 2014 për arsimin e lartë, ku thuajse shteti shpenzon 0.5% të prodhimit të brendshëm bruto për arsimin e lartë. Vazhdojmë për kërkimin shkencor të bëjmë lojëra për Akademinë e Shkencave, të bëjmë lojëra me Ministrinë e Inovacionit, të cilën njëherë e hapim dhe njëherë e mbyllim, dhe fondet shkojnë lum dhe për kërkimin shkencor ne nuk arrijmë të kemi më shumë se 0.03%. Kështu që të investosh për arsimin, do të thotë të investosh për të ardhmen e fëmijëve. Maturantët tanë të cilët futen në universitet heqin një kalvar të tërë që nga muaji shkurt deri në muajin tetor si të futen në shkollë. Pse? Sepse sistemi është i rënduar, nuk ka ide, nuk ka energji. Studentët tanë të Masterit paguajnë tarifën e plotë, po ç’është ky vend që i trajton studentët në këtë mënyrë, ndërkohë që ne duhet të jemi një vend që vlerësojmë dijen dhe duhet të mbështesim mungesën e pasurisë, e cila jo detyrimisht përkon me dijen. Pra ne nuk ju përgjigjemi dot, dhe sa fonde kërkohen? Disa ekonomistë më kanë thënë: me 50 milion euro ne arrijmë të kemi në Shqipëri një arsim falas. Të paktën të kemi një arsim që mbështet në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një buxhet që paguan 3% për arsimin parauniversitar dhe 2% të prodhimit të brendshëm bruto për arsimin universitar. Vetëm me 50 milion euro. Po të shikojmë këtu se sa milion euro qarkullojnë me hashashin, me maunet, me zhdoganimet që herë bëhen, e herë nuk bëhen. Tekstet, po ju them një gjë kam bërë një hulumtim parlamentar, të gjitha vendet e Europës në arsimin e detyrueshëm paguhen tekstet. Pse? Se arsimi i detyrueshëm nuk do të thotë

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al