Shezai Rrokaj: Dita e Rinisë, gjithmonë me ëndrrën përmes

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj me anë të një statusi në Facebook  ka përçuar mesazhin e tij për këtë ditë të rëndësishme. Z. Rrokaj bëri thirrje të gjithë rinisë shqiptare që vendi duhet të marrë frymë me ritmin e tyre, duhet të ushqehet me gjakun e tyre e duhet të ndryshojë me tempin e tyre.

Më poshtë keni statusin e plotë të z. Rrokaj:

Dita e Rinisë. 
Gjithmonë me ëndrrën përmes. Përherë ta duan energjinë e moshës për ta shfrytëzuar në mënyrë meskine dhe ti merr mbrapsht papunësinë, ankthin dhe shtysën për të lënë vendin. Ti ke ëndrrën për të bërë përmbysjet e mëdha, por të tjerë i marrin frytet e saj. Vendi duhet të marrë frymë me ritmin tënd, duhet të ushqehet me gjakun tënd, duhet të ndryshojë me tempin tënd. Mos prano të nëpërkëmbesh prej gjithkujt që veç gjakun e energjinë tënde shfrytëzon. Merre vetë në dorë fatin tënd. Ndihem me fat që merrem me edukimin e rinisë. Sot përulem para saj!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al