Shezai Rrokaj: Faktet flasin vetë se kush e ka dashur dhe ka punuar parreshtur për integrimin.

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook rreth rekomandimit pozitiv për Shqipërinë. “Edhe pse u përpoq në dukje ta trajtonte Rekomandimin për çeljen e negociatave si arritje të shqiptarëve dhe të gjithë klasës politike në vend, kryeministri nuk ngurroi sërish të ‘shkelmonte’ opozitën se paskësh bërë të pamundurën për ta penguar marrjen e Rekomandimit.”- shprehet Rrokaj.

Më poshtë postimi i plotë:

Edhe pse u përpoq në dukje ta trajtonte Rekomandimin për çeljen e negociatave si arritje të shqiptarëve dhe të gjithë klasës politike në vend, kryeministri nuk ngurroi sërish të ‘shkelmonte’ opozitën se paskësh bërë të pamundurën për ta penguar marrjen e Rekomandimit.

Në mënyrë paradoksale, kjo gjë u vu në dukje me qëllim që të gjitha meritat t’i shkonin PS-së dhe atij vetë.

Në fakt opozita nuk ka rreshtur së kërkuari marrjen pa kushte të Rekomandimit, sepse ajo është e bindur se ai u shërben në radhë të parë qytetarëve shqiptarë, por edhe si një mënyrë për ta vënë në fre keqqeverisjen e kësaj mazhorance.

Por atë që nuk u tha shqiptarëve zoti kryeministër është se, ndërsa opozita sot dha gjithë konsensusin e duhur për Rekomandimin, opozita e kryeministrit dje, pas liberalizimit të vizave në vitin 2010, kur qeveriste PD-LSI, as nuk erdhi të votonte tre ligjet në Kuvend në vitet 2012-2013, që ishin kusht për dhënien e Rekomandimit.

Faktet flasin vetë se kush e ka dashur dhe ka punuar parreshtur për integrimin.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al