Shezai Rrokaj: Kujdesi për tokën, për mjedisin ku jetojmë është është respekti për jetën dhe një angazhim të shtuar për ruajtjen e trashëgimisë natyrore

Në Ditën Ndërkombëtare e Tokës deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj me anë të një statusi në Facebook shprehet se në këtë ditë të shënuar shoqëria jonë duhet të bëhet më e vetëdijshme për t’i thënë ndal shkatërrimit të lumenjve dhe pyjeve, ndotjes së mjedisit, djegies së tymrave dhe dëmtimit të perdes së ozonit

Më poshtë statusi i plotë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës. Kujdesi për tokën, për mjedisin ku jetojmë është është respekti për jetën dhe një angazhim të shtuar për ruajtjen e trashëgimisë natyrore. Në këtë ditë të shënuar shoqëria jonë duhet të bëhet më e vetëdijshme për t’i thënë ndal shkatërrimit të lumenjve dhe pyjeve, ndotjes së mjedisit, djegies së tymrave dhe dëmtimit të perdes së ozonit. Sot është dita për vetëdije më të madhe qytetare për projektin zezonë të inceneratorëve të Qeverisë si vatra tymi me rrezikshmëri të lartë kontaminimi për banorë e zonave përreth. Shoqëria jonë duhet t’i rikthehet edhe më shumë prodhimit bio të traditës, duke iu larguar produkteve sintetike dhe atyre me kimikate industriale. Të duash tokën do të thotë të duash jetën.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al