Shezai Rrokaj: Kur shteti të poshtëron me rolin e bamirësit

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se mes shumë absurditeteve komiko-tragjike “made in Albania”, është edhe ky i shtetit tonë që kujtohet të bëjë bamirësi disa herë në vit për shtresat vulnerabël.

Më poshtë postimi i plotë:

Kur shteti të poshtëron me rolin e bamirësit.

Mes shumë absurditeteve komiko-tragjike “made in Albania”, është edhe ky i shtetit tonë që kujtohet të bëjë bamirësi disa herë në vit për shtresat vulnerabël. Deputetë,biznesmenë, ministra, kryebashkiakë, drejtues institucionesh, krahas drekave a darkave të bollshme me stafet, vënë ‘dorën në zemër’ për t’u dhënë lëmoshë këtyre shtresave. E gjithë kjo kinse në emër të solidaritetit e humanizmit ndaj këtyre shtresave vulnerabël. Në fakt, detyra e shtetit është të kujdeset përditë dhe jo të marrë rolin e institucioneve mëshiruese, siç janë ato religjioze apo të OJF-ve që e kanë të parashikuar në statutet e tyre mbështetjen e shtresave vulnerabël. Edhe bizneset mund të ofrojnë herë pas herë donacione për ta. Por shtetarët e sipërcituar e kanë detyrë të përditshme përkujdesjen për këto shtresa dhe jo të bëhen qesharakë me dreka mëshiruese nëpër ekrane, të cilat janë më poshtëruese sesa vetë fati ku këta njerëz janë zhytur.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al