Shezai Rrokaj: LSI ka një plan konkret për zhvillimin e turizmit, me rininë vlonjate drejt fitores së sigurt

Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj, ka zhvilluar dje disa takime të njëpasnjëshme me qindra banorë në fshatin Peshkëpisë, më të rinjtë e LRI dhe në rajonin 2 të qytetit të Vlorës. Rrokaj është shprehur shumë entuziast në këto takime dhe, sipas tij, LSI ecën e sigurt drejt arritjes së objektivit të saj që të dalë forcë e parë politike edhe në Qarkun e Vlorës. Sipas tij, mbështetja e vlonjatëve dhe fuqia e rinisë që do të marrë në dorë fatet e saj do të bëjë që LSI të korrë një fitore të jashtëzakonshme. “Fryma e bashkëpunimit do të na çojë drejt fitores së sigurt më 25 qershor. Ne jemi të fokusuar te çështjet që shqetësojnë banorët dhe kemi një program konkret për zhvillimin e turizmit dhe zgjidhjen e problematikës së pronave”, tha ndër të tjera kryesuesi i listës së kandidatëve të LSIsë për Qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al