Shezai Rrokaj: Ministria deklarata të pavërteta për pagat e pedagogëve

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi deklaratën e ministres së arsimit Lindita Nikolla për pagat e pedagogëve. Sipas Rrokaj, deklaratat e ministres janë të pavërteta.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Deklarata e MASR për pagat e vonuara ka të pavërteta. Të ardhurat e tyre universitetet i trashëgojnë qysh prej Ligjit të 2007-ës. Si rregull, me kalimin në parlament të buxhetit ai u kalohet ministrive dhe prej tyre institucioneve të varësisë. Pra, nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Dyshoj se ajo që nuk thuhet ka të bëjë me një ‘betejë’ me thikë nën brez të MASR me IAL-të. Ku fle lepuri sipas meje? Meqenëse Qeveria buxheton nga 5% të PBB -së që ishte parashikuar vetëm 3%, arsimi i lartë zë 0,45 % të PBB-së. Ky buxhetim i ulët ka bërë që fondi i pagave të mos mjaftojë për 12 muaj, por vetëm 10 muaj, që do të thotë se 2 muaj IAL-të i mbulojnë nga të ardhurat. Zakonisht, këta dy muaj janë nëntori dhe dhjetori.

Dyshoj se ministria mund të ketë dashur t’i detyrojë universitetet të përdorin të ardhurat e tyre të trashëguara qysh në fillim të vitit kalendarik. Kjo mund ketë ndodhur për shkak të mosgrumbullimit të të ardhurave mbi të cilat mbështetet fondi i pakushtëzuar i buxhetit të shtetit.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al