Shezai Rrokaj: Mjaft më propagandës së mazhorancës, duhet kthim te realpolitika!

Pas vendimit të Këshillit të Europës për shtyrjen e afatit të çeljes së negociatave për Shqipërinë, ka reaguar ashpër dhe deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj i cili shprehet se I gjithë procesi i hapjes së negociatave u kthye në propagandë e makiazh mediatik, por edhe arrogancë stigmatizuese ndaj deputetëve a grupe deputetësh të vendeve të KE-së.

“Nëse vërtetë mazhoranca e do çeljen e negociatave ka një rrugë të vetme: dialogu politik kombëtar për t’iu kthyer realpolitikës mbi bazën e kushteve të vendosura, në të kundërt i duhet të largohet nga drejtimi i vendit.”- shkruan Rrokaj

Më poshtë postimi i plotë:

Mjaft më propagandës së mazhorancës, duhet kthim te realpolitika!

Kumti i Luksenburgut ishte i qartë: nuk ka çelje negociatash në qershor të vitit 2018, siç u shpresua nga të gjithë. Pjesa dërrmuese e vendeve parashikojnë fillimin e negociatave në qershorin vitit të ardhshëm, ndërsa tri vende si Franca, Danimarka dhe Holanda janë në pritje të rezultateve konkrete mbi ecurinë e reformave.
Kushtet e vëna në lidhje me: -Kryerjen e reformës në drejtësi, që parakupton më së pari ngritje e institucioneve si KLGj, KLP, KED, etj. dhe sundimi i ligjit në mënyrë të plotë dhe të paanshme janë thelbësore për Këshillin Europian. Drejtësia duhet përfundimisht të shkëputet nga politika dhe të mos jetë e kapur prej saj.
-Hetime pro-aktive dhe ndëshkime ndaj krimit dhe korrupsionit.
-Betejë kundër trafikimit të drogës.
-Përmirësim i klimës së biznesit.
-Reduktimi i numrit të azilkërkuesve.
– Zbatimi i së drejtës së pronësisë etj. etj.
Këto çështje opozita i ka ngritur me forcë gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa mazhoranca e ka akuzuar atë se po bënte zhurmuesin dhe po i prishte punë vendit, lidhur me çeljen e negociatave.
I gjithë procesi i hapjes së negociatave u kthye në propagandë e makiazh mediatik, por edhe arrogancë stigmatizuese ndaj deputetëve a grupe deputetësh të vendeve të KE-së.
Nëse vërtetë mazhoranca e do çeljen e negociatave ka një rrugë të vetme: dialogu politik kombëtar për t’iu kthyer realpolitikës mbi bazën e kushteve të vendosura, në të kundërt i duhet të largohet nga drejtimi i vendit.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al