Shezai Rrokaj: Mjafton të përmendim dy ngjarjet e fundit për të kuptuar se çfarë shteti kemi

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se shteti shqiptar përfaqësohet nga ca oligarkë të pangopur, krimi i organizuar i lidhur me qeverisjen, mediat servile dhe gjyqësori i kapur, pa përjashtuar shumë politikanë dallkaukë dhe popullin që u shkon pas dhe i duron mbi kurriz, ose lëshohet rrugëve të botës shpresëhumbur për një të ardhme në vendin e tij.

Më poshtë postimi i plotë:

Mjafton të përmendim dy ngjarjet e fundit për të kuptuar se çfarë shteti kemi. Njëra lidhet me votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-ve, aleatit strategjik dhe mbrojtësit të identitetit tonë kombëtar, mikut që gëzon mbështetje qytetare plebishitare. Tjetra lidhet me Florencin, një i ri 23 vjeçar, i cili gjeti vdekjen nga torturat në burg në Francë. Edhe kjo një ngjarje dhimbshme si shumë të tjera që lidhen me dramën e mërgimit të shqiptarëve nëpër botë. O ‘shtet’ i pavarur, i fortë e heroik! Kur do të kesh pak dinjitet? Kur jeta e qytetarit do të marrë vlerë? Kur do të sillet si shtet, ky shteti ynë marionetë, që ikën nga fryn era dhe s’ka qëndrueshmëri, që qytetarët e vet i ka kthyer në aradhe ikanakësh, pasi vendi i tyre është bërë i pajetueshëm. Shtet hajnash deri në makuteri. Shtet i droguar, shtet pa asht, pa prestigj. Shtet leckaman që nëpërkëmb shtetarin e vet, që nuk të jep siguri për jetën. Shtet dhelpërak, tinzar, që kinse të mbron, por në fakt të bishtnon, kur ke hall. E kush e përfaqëson këtë shtet? Ca oligarkë të pangopur, krimi i organizuar i lidhur me qeverisjen, mediet servile dhe gjyqësori i kapur, pa përjashtuar shumë politikanë dallkaukë dhe popullin që u shkon pas dhe i duron mbi kurriz, ose lëshohet rrugëve të botës shpresëhumbur për një të ardhme në vendin e tij.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al