Shezai Rrokaj: Pedagogët pa paga, Qeveria mendon për fasada ekranesh.

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë pagat.

Më poshtë statusi i plotë:

Pedagogët pa paga, Qeveria mendon për fasada ekranesh.

Prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë pagat. Terr informativ nga MASR. Disa drejtues të lartë, të zgjedhur a të emëruar as që duan t’ia dinë për pedagogët dhe familjet e tyre. Madje, sikur të jetonin në hënë e të mos ishin edhe këta rrogëtarë, as që nuk e dinë se pedagogët nuk kanë marrë pagat, por e marrin vesh prej tyre. E më tej thjesht informohen prej MASR, se qenka duke u përgatitur një akt nënligjor. Po përse ky akt nënligjor nuk është bërë në kohën e duhur? Përse nuk ka një komunikim administrativ a publik nga ministria përgjegjëse? Çfarë qenka kaq e vështirë për një akt nënligjor në raport me 6000 mijë familjet e profesoratit?

Ka vetëm një përgjigje: papërgjegjshmëri. Kur mendon se sa kohë shpenzon qeveria për fasada ekranesh e aktrime nëpër salla doemos qytetarët, kinse në bashkëqeverisje, mbeten më të keqpërdorurit prej saj.

Burimi:(integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al