Shezai Rrokaj: Respekt për mësuesit e profesorët e mi, për ata që nuk jetojnë më dhe për ata që vazhdojnë të mbeten ikona drite për të gjitha hapat e shtatit tim.

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku uron gjithë mësuesit për ditën e 7-Marsit. Rrokaj është shprehur nuk ka pushtet më të madh sesa ai i dijes me të cilën lidhet e ardhmja e shoqërisë. Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i arsyes, e cila është thelbi i qenies njerëzore. Sa herë na duhet një këshillë të lexojmë një libër të mirë dhe të mos e harrojmë kurrë nevojën për mësues të mirë.

Më poshtë statusi i plotë:

Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit. Respekt për mësuesit e profesorët e mi, për ata që nuk jetojnë më dhe për ata që vazhdojnë të mbeten ikona drite për të gjitha hapat e shtatit tim.

Një respekt e përulje nderimi për të gjithë mësuesit në trojet shqiptare e jashtë tyre për shërbimin e madh që i bëjnë kombit duke i ushqyer brezat me dashuri për kombin, për historinë, kulturën e gjuhën tonë, duke u dhënë gjeneratave më shumë edukim e emancipim shoqëror për të rritur cilësinë e jetës dhe të bashkëjetesës. Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i dijes me të cilën lidhet e ardhmja e shoqërisë. Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i arsyes, e cila është thelbi i qenies njerëzore. Sa herë na duhet një këshillë të lexojmë një libër të mirë dhe të mos e harrojmë kurrë nevojën për mësues të mirë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al