Shezai Rrokaj: Të mos bëhet teatër me Teatrin Kombëtar!

Intervista për ‘News 24’ e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj

Z. Rrokaj sot ishte provimi i matematikës për Maturën Shtetërore. Si e shihni si proces, në një kohë kur ka pretendime se del teza, qoftë për provimin e matematikës ashtu edhe atë të letërsisë?
Është një proces i tej zgjatur, shumë i rënduar me një me një përgjegjësi dhe angazhim të jashtëzakonshëm. Sa do që të marrësh masa në mënyrë që procesi të shkojë sa më drejtë, vetë procesi është kaq i gjerë dhe kaq i gjatë në shtrirje në kohë sa krijon problematikat të herëpashershme. Të mos harrojmë që fillon që në muajin shkurt dhe mezi mbaron deri në muajin nëntor apo në fund të tetorit, matura shtetërore. Është një proces shumë i gjatë me disa lloj formularësh. Ne vazhdojmë përsëri me pesë provime që janë të kota tani sepse atëherë kur u përcaktuan pesë provime, tre të detyrueshme dhe dy me të zgjedhur, secili provim ishte gati i baras vlefshëm me një të pestën e mesatares. Ligji i ri i ka nxjerrë pesë provimet “jashtë loje” ta themi sepse kriteret e pranimit në universitete i përcaktojnë institucionet e arsimit të lartë të cilat në mënyrë prioritete dhe të drejtë i kushtojnë më shumë rëndësi mesatares dhe grup lëndëve që lidhen me profilin që kërkojnë studentët apo për ato raste kur bëhet fjalë për konkurrimin siç janë artet, arkitektura etj. Pra është një proces i zgjatur. Unë e kam thënë që ky proces duhet thjeshtuar. Dy provime janë të mjaftueshme për të përmbyllur maturën shtetërore siç ndodh në shumë vende ku nga njëra anë gjuhë letërsia dhe nga ana tjetër letërsia përmbyllin maturën shtetërore. Pastaj shkollat e larta zgjedhin mbi bazën e mesatares dhe mbi bazën e grup lëndëve studentët që ato dëshirojnë të kenë në auditorët e tyre.

Po për vetë daljen e tezës…
Imagjinoni. Për shembull thuhej në provimin e parë u angazhuan 500 policë. Angazhohen 500 policë dhe 2500 mësues. Pse e gjithë kjo trysni? Sepse vazhdohet ende me idenë se një notë e mirë e provimit krijon gjasa për cilësi të mirë në atë që quhet pikëzimi përfundimtar i maturantit. Në fakt këto provime janë thjesht provime përmbyllëse. Nuk duhet të kenë rëndësinë e tillë që dalja e tezës apo kopjimi do të shënonte ndonjë rezultat apo ndryshim shumë të madh tek maturanti. Pra trysnia krijohet nga momenti që i jepet rëndësi nga pikëpamja e pikëve lëndëve të caktuara. Në qoftë se ne do ti konsiderojmë këto lëndë thjesht si përmbyllje të një cikli shkollor dhe jo si lëndë mbi të cilat varet fati i mëtejshëm i konkurrimit për shkollat e larta, unë mendoj që gjëra të tilla si dalja e tezës, 500 policë, 2500 mësues që marrin rolin e rojes, pra është krijuar një presion i kotë në të gjithë sistemin e pranimit.

I panevojshëm…
I panevojshëm edhe në angazhimet shtetërore dhe cilido ta drejtonte Ministrinë e Arsimit në këtë mënyrë që është krijuar doemos do të ketë problematikë. Prandaj unë propozoj që dy lëndë janë të mjaftueshme për ta përmbyllur ciklin, matematika nga njëra anë dhe gjuhë letërsia nga ana tjetër. Dhe mbi këtë bazë shkollat e larta bëjnë përzgjedhjen në shkollat e larta mbi bazën e mesatares së tre viteve dhe mbi bazën e grup lëndëve apo të konkurrimeve për ato profile që ato janë speciale.

Profesor, maturantët nuk kanë të drejtë të ankimojnë vlerësimin e tyre. A nuk e cënon kjo të drejtën e tyre?
Po dhe ky është një problem shumë serioz. Ata kanë të drejtë të ankimojnë por nuk kanë të drejtë të ballafaqohen. Sepse ata kundrejt një pagese të caktuar mund të ankohen për rezultatet e tyre mungon ajo që quhet ballafaqim. U jepet pastaj një përgjigje më pas ndaj të cilës nuk gëzojnë të drejtën e avokatit të vetvetes. Kështu që natyrisht në çdo vend kur është një punë duhet edhe kjo të ketë të drejtën e ankimimit dhe të ballafaqimit për tezën. Por procesi është kaq masiv edhe kaq i rënduar sa doemos edhe ankesat pa fund prapë edhe ato mund të krijojnë problematikën e tyre. Në këtë ligj që ka ndryshuar sepse ligji i mëparshëm u jepte shumë peshë lëndëve me detyrim dhe fakultative që jepeshin në provime. Ky ligj nuk ua jep këtë peshë. Atëherë trysnia është e kotë dhe mbars doemos nga të gjitha anët një presion të tillë që edhe tek prindërit, edhe tek familja, tek shoqëria e kështu me radhë.

Mesatarja për degët e edukimit është rritur duke u vendosur tani kriter nota shtatë. A mendoni se do të ndikojë ky kriter seleksionues në rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollat shqiptare?
Unë nuk isha deputet në atë kohë kur e kritikova vënien e një pragu në ligjin e arsimit të lartë. Asokohe flitej për notën gjashtë për pranimet në universitet, tani është vendosur nota shtatë sepse kjo e drejtë i lihet Këshillit të Ministrave për të vendosur pragun mbi pranimet që do të bëhen në universitet. Kam bërë një studim dhe të dhënat i kam marrë nga Ministria e Arsimit, ku për tre vite me radhë, vënia e pragut gjashtë çfarë ka bërë. E ka rritur fiktivitetin tetë, pra katër përqind çdo vit, kam parasysh vitet 2015, 2016, 2017. Që do të thotë se vënia e një pragu nga 16% që ishte në 2015 nuk ishte kriter, në 2016 ajo ka shkuar në 12%. Dhe në 2017 ka shkuar 7,5%. Që do të thotë se mësuesit apo të interesuarit kanë gjetur mënyra të tilla që të shkojnë drejt notës shtatë. Edhe nxënësit që kanë notën shtatë janë shtuar në numër për kërkesat e tyre. Pra çdo vënie pragu shton presionin dhe korrupsionin për të marrë nota të tilla që u lejojnë nxënësve për tu pranuar në universitet. Kështu që në parim duket si i drejtë sepse pritet që të rritet cilësia por në shoqërinë shqiptare ku menjëherë kjo shpie në fiktivitet dhe krijon anën e kundërt dhe nga një e ide e mirë në një ide korruptive.

Flasim pak për arsimin e lartë. Në muajin mars pati diskutime ndërmjet ministres së arsimit dhe forumit të pedagogëve në lidhje me ligjin për arsimin e lartë. Aq sa u fol që në qoftë se ministria nuk do ti merrte parasysh kërkesat, për shembull rritjen e rrogave apo pedagogët mos të paguhen me tarifat e studentëve, pedagogët do të bojkotonin mësimin. Ju a keni dijeni se në ç pikë janë këto diskutime?
Ka një problem parimor që Shqipëria është vendi i fundit në Europë që subvencionon për arsimin më pak se nga çdo vend tjetër. Në strategjinë e arsimit parauniversitar thuhet se Shqipëria do të shpenzonte në vitin 2018, 5% të prodhimit të brendshëm bruto për arsimin. Në fakt shpenzon 3% për të gjithë arsimin, ndërkohë që duhet të kishte shpenzuar vetëm për arsimin parauniversitar 3%. Pra Shqipëria shpenzon shumë pak që do të thotë që shumë pak para shkojnë për universitetet. Kjo gjë përkthehet në rrogat më të ulëta në Evropë, edhe më të ulëta se në Kosovë dhe në Maqedoni për profesoratin, mungesë fondesh për kërkimin shkencor dhe nga ana tjetër si të thuash mungesë infrastrukture ndër të cilat para kuptoj edhe atë që quhet rrjeti i internetit i cili duhet të jetë i dedikuar. Pra ka pak fonde për arsimin në Shqipëri. E dyta ligji i arsimit të lartë është shumë i komplikuar, aq sa bënte të mundur hartimin e një ligji tjetër nga ana e kryeministrisë për të zbërthyer nenet që kërkoheshin të zbërtheheshin me VKM apo me udhëzime të Ministrisë së Arsimit. Pra kërkohej një kohë shumë më e gjatë. Dhe tani ende nuk janë plotësuar që nga 2015-a nene që kërkonin udhëzime apo VKM. Ishte një ligj shumë i rënduar me udhëzime dhe nene. Nga ana tjetër ishte një ligj konfliktual sepse krijonte konflikte midis tyre që quhen institucione apo autoritete menaxhuese dhe institucioneve dhe autoriteteve akademike të mirëfillta. Nuk zgjidhe se nga kush do të udhëhiqet universiteti: nga mendimi dhe vizioni apo menaxhimi. Janë dy koncepte që i kanë shoqëruar të gjitha debatet dhe ambiguitetet që janë krijuar prej kohësh. E ka lënë këtë debat të hapur midis Administratorit dhe Rektorit, midis Senatit dhe Bordit të Administrimit etj. Nga ana tjetër ka krijuar probleme shumë të mprehta. As 0.03 për qind investohet për shkencën. Nuk ka ndarë ende problemin kryesor që ku do të shkojnë ata që nuk shkojnë në universitet. Për arsimin profesional e kam fjalën, i cili ka një rritje me hapat e breshkës, pra 10-12%. Ende arsimi profesional nuk arrin të plotësojë gjithë këtë pjesën tjetër të zanateve që janë tejet të domosdoshme për ekonominë.

Flasim pak për Komisionin e Medias. A po e kryen misionin siç duhet ky komision? Kemi parë shumë debate të ashpra aty.
Sot kishte sërish debat sepse ishte thirrur ministrja e Kulturës, znj. Kumbaro, për të dhënë shpjegime lidhur me një draft-ligj, i cili ende nuk ka mbërritur, por që ka të bëjë me problemin e qendrës së Tiranës dhe është hartuar nga këshilli i ministrave dhe përgatitet që të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë. Ne kërkuar shpjegime. Ajo që po ndodh me qendrën e Tiranës është me të vërtetë një ide obsesive e shumë viteve për ta kthyer atë nga në ansambël historik, i cili njihej me vendimin e këshillit të ministrave, 180, viti 2000 bazuar në ligjin e vitit 1994, me një ndryshim të menjëhershëm në 2017-ën në dhjetor me vendim tjetër të këshillit të ministrave, i cili e njeh këtë si një qendër zhvillimore. Do të thotë se aty mund të ndërtohet dhe pritet një draft-ligj që të kalojë. Ka një mungesë transparencë të plotë ndërkohë që artistët dalin çdo ditë e protestojnë. Po kërkohet që qeveria të lajë duart ose të mënjanojë atë ndëshkim juridik që do të kishte po ta bënte vetë, por ia kalon këtë `turp` parlamentit, ku do detyrohen deputetët të votojnë. Sigurisht që opozita jo e jo, por të votojë një ligj që bashkia e Tiranës në bashkëpunim me disa ministri përfshirë dhe avokaturën, do të krijojnë një komision i cili do të hyjë në tratativa me një sipërmarrës, i cili është tashmë i përcaktuar se kush do të jetë, pra s`ka asnjë garë dhe as atë që kryeministri pretendonte në vitin 2002, ku thoshte se do ketë një projekt ndërkombëtarë dhe do ketë një garë. Do përcaktohen vetëm termat, që do të thotë se do joshen palët majtas dhe djathtas. Pra të gjithë ata që do marrin pjesë në këtë aferë duke i hequr Tiranës kujtesën e saj, referencën. Qytetet kanë shumë nevojë për pika reference dhe ky teatër me të gjithë problematikën që kishte, është një referencë për kujtesën e Tiranës. Ne nuk themi se ai duhet rindërtuar, se mbase ka nevojë për punë, por ajo është pjesë e kujtesës së këtij vendi dhe nuk mund të gëlltitet nga disa kulla. Shumë thonë se tani është teatri i kullave, kullat kanë lindur teatrin.

Nga ana tjetër, ju vetë si i shihni artistët dhe aktorët? Me sa vendosmëri kanë kërcënuar? Kanë kërcënuar që ditën e premte se nëse nuk do merren parasysh ato kërkesa apo afati që ata kanë vendosur, do të ngujohen në godinë.
Unë nuk e shoh vetëm në aspektin e aktorëve. Unë kam 45 vjet që jam në tiranë. Kemi lidhur historinë tonë të takimeve apo pjesëve që kemi arë. Pra, secili nga ne ndihet i dashuruar pas këtij monumenti të kujtesës apo pjesët botërore që janë luajtur të ekraneve ndërkombëtare. Pra, mendoj që nuk është thjesht një çështje e artistëve. Në këtë çështje unë mendoj që këtu luhet pak a shumë morali i kujtesës, luhet ajo që quhet ‘arketipi social’ i një qendre dhe ne nuk duam natyrisht të mbajmë një ngrehinë, e cila mund të shembet, por ne mund ta bëjmë atë ngrehinë ashtu siç ka qenë dhe të mbetet si pjesë muzeale e historisë. Le të bëhet edhe një teatër modern nga bulevardi i ri. Le të ketë, por kjo është pjesë e historisë. Ku do shkojë Tirana pa Xhaminë? Ku do shkojë Tirana qoftë edhe pa Muzeun që është bërë gjatë periudhës së diktaturës.

A mendoni se trembet qeveria nga vendosmëria e aktorëve, e artistëve? Sepse edhe vetë ata mes tyre nuk është se janë shumë kompakt… Ka edhe klane mes tyre…
Ideja për ta fshirë historinë dhe për ta filluar nga e para është një ide marrëzie. Idetë që, ‘historia fillon nga dita që vij unë, apo që jam unë’, janë ngjarje që janë ndëshkuar përherë nga ana e historisë. Dhe unë them që, ajo çështje nuk është vetëm çështje e artistëve, por është çështje e gjithë shqiptarëve, është pjesë e memories sonë dhe unë them që të gjithë ne, pavarësisht në jemi të pozitës apo të opozitës, nuk e kuptoj se si radhiten deputetët e mazhorancës dhe nuk mund të kenë sensibilitet ndaj kësaj gjëje që është shumë e rëndësishme. Nuk është vetëm pjesë e artistëve ai teatër, ai është pjesë e gjithsecilit prej nesh, është pjesë e kryeqytetit, e kujtesës, e historisë. Në të gjitha vendet ka shembuj që është bërë ç ‘është e mundur që të ruhet pjesa historike dhe natyrisht që përballë saj mund të ndërtohen edhe pjesë të tjera alternative. Ajo që bën më problematike situatën është që i lihet një privati në bazë të një Partneriteti Publik – Privat të mendojë se si duhet të jetë Teatri Kombëtar. Privati, pa nënçmuar apo përçmuar cilindo, në radhë të parë duhet të mendojë për pronën e vet. Unë mendoj që ato 5900 m/katror duhet t’i kushtohen Teatrit Kombëtar dhe shteti doemos duhet të gjejë fondet për ta ndërtuar vetë. Pjesa zhvillimore pastaj ha tjetër debat se si ajo mund ta kthejë Tiranën në vend të asaj që quhet Tirana policentrike në një Tiranë unicentrike, sepse ato kulla do të gëlltisin shumë apartamente, shumë aktivitete. Do ta bëjë qendrën akoma dhe më të zhurmshme, më të populluar, më të asfiksuar. Pa folur këtu pastaj për qarkullimin që ju e dini se sa i vështirë është në këtë zonë për shkak të bllokimit të Sheshit ‘Skënderbej’.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al