Shezai Rrokaj vijon takimet intensive në Vlorë / “Biznesi ka nevojë për ulje taksash. LSI ka një program të qartë për ta”

Kandidati i LSI-së në Vlorë, Shezai Rrokaj vijon takimet intensive në këtë qark. Për Rrokaj takimet me qytetarët janë shumë të rëndësishme pasi njihen me problematikat e tyre.

“Vijojmë takimet intensive në rajonet e qytetit. Për ne është më e rëndësishme të takojmë qytetarët e të njihemi me problematikat e tyre sesa të bëjmë shoë dhe takime sa për fasadë. Këta banorë duke filluar që nga Eqeremi që ka probleme me ambientin përqark shtëpisë së tij, e deri tek Havaja që kërkon krijimin e ambjenteve ku të mund të luajnë fëmijët kanë nevojë të dëgjohen dhe t’u zgjidhen problemet, ndërsa biznesi ka nevojë për ulje taksash. LSI ka një program të qartë për ta”, shprehet Rrokaj.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al