Një prej “luftëtarëve” më të mirë në UFC, Nate Diaz, nuk do të duelojë me Dustin Poirier për shkak të një dëmtimi të këtij të fundit.

Diaz ka plot dy vite që nuk duelon në kafaz që prej revanshit të humbur ndaj Conor McGregor.

Dëmtimi i Poirier duket se ka bërë që Diaz të mendojë për ndonjë rival tjetër.

Së fundmi ai ka deklaruar se kërkon të ndeshet me kampionin e botës në fuqi, Khabib Nurmagomedov.

“Kur Khabib të jetë gati, e pres në kafaz që të duelojmë së bashku”, tha Nate Diaz.