Shkarkimi i Çakos, Vasili në Fax News: Marrëveshje horrllëku, koka e krimit është vetë Rama

Petrit Vasili ka komentuar shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë.

I ftuar në Fax News, Vasili u shpreh se largimi i Haki Çakos nuk do të thotë asgjë.

“Çako hapi rrugët e trafiqeve, është një person i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.

Kjo është thjesht nje marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishen herë pajtohen. Mos mendoni se do ndodhë ndonjë gjë pas ikjes së Çakos.

Koka e krimit është vetë Kryeministri Edi Rama.

Këta thjesht i hedhin hi syve opinionit publik, pasi në veprimtarinë e Çakos e demaskuam kohë më parë.

Jemi njohur kudo si Kolumbia e  Europës vetëm sepse Çako lejoi kanabisin,”- u shpreh Vasili.

Përsa i përket zëvendësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kreu I Grupit Parlamentar të LSI-së u shpreh se nuk ka pikë rëndësie se kush do të jetë në vendin e Çakos pasi siç u përmend më lart, vetë koka e krimit është Rama.

Burimi:(Integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al