Astronomët e universitetit Harvard, në SHBA, thanë se objekti misterioz, me ngjyrë të kuqe të errët, i cily hyri vjet në sistemin tonë diellor, mund të ketë qenë anije kozmike jashtëtokësore, e dërguar për të hetuar tokën.

Objekti u vu re në tetor të vitit 2017 nga teleskopi Pan-Starrs 1 në Havaji. Për këtë arsye u quajt “Umuamua”, që në gjuhën Havajane do të thotë “lajmëtar i largët”, transmeton tch.

Që prej zbulimit, shkencëtarët nuk kanë mundur ta emërtojnë me saktësi dhe as të thonë se nga e ka origjinën. Në fillim thanë se ishte kometë, pastaj asteroid, pastaj menduan se duhej të krijonin një kategori të re emërtimi, të quajtur “objekte ndëryjore”.

Raporti i fundit shkencor, nga qendra e astrofizikës në Harvard, tregon se objekti në formë puroje, që udhëtonte me 315.000 kilometra në orë, mund të ketë origjinë artificiale e të jetë dërguar nga një qytetërim jashtëtokësor për të studiuar tokën.

Teoria bazohet te fakti që objekti ka shtuar shpejtësinë, nuk e ka pasur të qëndrueshme. Energjia që e vë në lëvizje ndoshta merret nga dielli. Objekte që shtojnë shpejtësinë janë edhe kometat, por Umuamua nuk kishte bisht si gjithë kometat e tjera.

Image

Teoria bazohet te fakti që objekti ka shtuar shpejtësinë, nuk e ka pasur të qëndrueshme. Energjia që e vë në lëvizje ndoshta merret nga dielli. Objekte që shtojnë shpejtësinë janë edhe kometat, por Umuamua nuk kishte bisht si gjithë kometat e tjera.

 

Image

Që prej zbulimit, shkencëtarët nuk kanë mundur ta emërtojnë me saktësi dhe as të thonë se nga e ka origjinën. Në fillim thanë se ishte kometë, pastaj asteroid, pastaj menduan se duhej të krijonin një kategori të re emërtimi, të quajtur “objekte ndëryjore”.

 

Image

Raporti i fundit shkencor, nga qendra e astrofizikës në Harvard, tregon se objekti në formë puroje, me ngjyrë të kuqe të errët, që udhëtonte me 315.000 kilometra në orë, mund të ketë origjinë artificiale e të jetë dërguar nga një qytetërim jashtëtokësor për të studiuar tokën.