Një ekip shkencëtarësh në një shkollë mjekësore amerikane kanë arritur të kurojnë diabetin tek minjtë deri në nëntë muaj, pasi i injektuan brejtësit me qeliza prodhuese të insulinës të krijuara nga qelizat burimore të njeriut.

Rezultatet emocionuese, të zbuluara nga një ekip në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në St Louis, mund të jenë një moment i rëndësishëm në trajtimin e diabetit te njerëzit.

Në studimin e tyre, shkencëtarët ishin në gjendje të morfizojnë qelizat burimore pluripotente njerëzore (hPSC) në qelizat beta pankreatike që prodhojnë insulinë, të cilat më pas u transplantuan në minj që vuanin nga diabeti i rëndë në nivele që për një njeri do ishte fatal.

‘Kur u dhamë minjve qelizat sekretuese të insulinës, brenda dy javësh niveli i tyre i glukozës në gjak ishte kthyer në normale dhe mbeti në atë mënyrë për shumë muaj,’ tha një nga studiuesit, Jeffrey R. Millman.

Megjithëse rezultatet janë jashtëzakonisht premtuese, metoda do të kërkojë teste më rigoroze dhe ka të ngjarë që para se të përdoret te njeriu të përshkojë rrugë të gjatë. Ekipi tha se planifikon të vazhdojë testimin e qelizave prodhuese të insulinës në kafshë më të mëdha.