Reshjet e dëborës dhe moti me erë të forta kanë shkaktuar probleme të shumta sot në vend, kryesisht në qarkullimi rrugor dhe në furnizimin me energji elektrike.

Në qytetin e Shkodrës është shënuar një incident, teksa raportohet se një pemë ka rënë sipër një kabine elektrike duke dëmtuar transformatorin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Stom Golem”, në qytetin Shkodër.