Është rritur në 14 numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën Shkup – Tetovë, kur një autobus humbi kontrollin duke rënë në humnerë.

Numri i viktimave u konfirmua edhe nga vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se 7 prej viktimave ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme shpalli 14 dhe 15 shkurtin ditë zie.

“Një natë e vështirë, nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Bashkë ndajmë dhimbjen, shteti po vuan. I mobilizuam të gjitha forcat, Qeveria solli vendim me të cili në 14 dhe 15 shkurti shpallen ditë zie”,deklaroi Zaev, raporton Alsat.

Nuk dihen edhe rrethanat e vërteta të aksidentit, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes tragjike.