Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se së fundmi ka ndërruar jetë një 45-vjeçar nga Shkupi.

Gjithashtu, pak më herët edhe një pacient nga Kumanova, i shtruar në spital ka humbur jetën.

Numri i të infektuarve në vendin fqinj ka shkuar në 600 ndërsa të shëruarit janë 30-të.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në Ballkan sa i përket numrit të testeve ku janë kryer që nga shfaqja e virusit me mbi 5 mijë të tilla.