Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet sot e gjithë bota është ngrohja globale.

Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e sasisë së akujve që janë në Grenlandë të shkrijnë.

Kjo dukuri nuk duhet parë vetëm si negative, pasi  ndërsa shkrihet akulli, uji që derdhet sjell një sasi të madhe të sedimenteve.

Rëra që depozitohet është një përbërës kyç për betonin që përdoret në ndërtim për popullsinë në rritje në botë.

Por kjo gjë është kundërshtuar nga shumë njerëz nga e gjithë bota. Ata kundërshtojnë me ngulm përdorimin e rërës së përftuar nga ndryshimet e fuqishme klimatike.

Një person ka thënë:

Jo, Islanda nuk duhet ta përdorë rërën. Ne si një specie duhet të gjejmë mënyra më të mira për të ndërtuar.