U hodh ditën e sotme nga Monako, shorti për fazën e grupeve në sezonin e ri të Champions League.

Goglat dhuruan sërish emocione, teksa nuk munguan as grupet e “ferrit”. Kështu, në grupin A, renditen PSG dhe Reali i Madridit, që sfidojnë Klyb Bryzh dhe Gallatasarain.

Grup i fortë ai B, ku Bajerni i Mynihut dhe Totenhemi, do garojnë ndaj Olimpiakosit dhe Crvena Zvezdës, dy ekipe të nxehta ballkanase.

bandicam 2019-08-29 18-30-48-101

Mançester Siti duket se ka një short të lehtë, teksa në grupin C, krah saj renditen Shaktar Donjetsk, Dinamo e Zagrebit si dhe Atalanta. Short i favorshëm edhe për Juventusin. Përveç Atletikos së Madridit, kundërshtarët e Leverkusenit dhe Lokomotivës së Moskës duken të kalueshëm për bardhezinjtë.

Liverpuli dhe Napoli në grupin E, do të kenë përballë Salcburgun dhe Genkun, ndërkohë, grupi i “ferrit” padyshim ëshët ai F. Barcelona, Dortmundi dhe Interi, po ashtu edhe Slavia e Pragës, do të luftojnë për dy vende.

Grupi G përfshin Zenitin, Benfikën, Lionin dhe Lajpcingun, ndërsa në grupin e fundit, atë H, renditen Çelsi, Ajaksi, Valencia dhe Lilë. Më poshtë, një tablo e plotë e 8 grupeve.