Shpallen fituesit e konkursit kombëtar në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë

lefter-koka-1Në muajin Shtator 2016, në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, javë ku u angazhuan me aktivitete ndërgjegjësuese rreth 2200 qytete në mbarë globin Ministria e Mjedisit, me mbështetjen e projektit IBECA të financuar nga programi IPA i BE, shpalli “Konkursin Kombëtar të Pikturës” me temë :”Transport inteligjent- ekonomi e fortë”

Misioni i këtij Konkursi Kombëtar ishte rritja e ndërgjegjësimit tek të rinjtë, për mbrojtjen e Mjedisit si dhe inkurajimi për kontributin në promovimin e tij, me synim sjelljen sa më pranë qytetarëve mesazhet sensibilizuese të të rjnjve

Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka në ceremoninë e shpërndarjes së 3 çmimeve mbajtur sot në ambjentet e Ministrisë së Mjedisit theksoi se: – “Ndërgjegjësimi i brezave të rinj për një mjedis më të pastër është themeli I të ardhmes mjedisore në Shqipëri. Do të jenë këta të rinj që me kontributin e tyre të drejtëpërdrejtë do të mund të ndryshojnë mendësinë e prindërve të tyre dhe gjithë shoqërisë, për atë se si të gjithë ne duhet të angazhohemi në mbrojtje të Mjedisit për një jetë më cilësore dhe të shëndetshme”

Në këtë konkurs morën pjesë me punimet e tyre në teknika dhe zhanre të ndryshme mbi 150 nxënës nga shkollat 9-vjecare në rang republike
Tre nxënës u vlerësuan me cmime për punimet e tyre dhe mesazhin e qartë që përcillnin në kuadër mesazhit që përcjell Java Evropiane të Lëvizshmërisë

Punimet më të mira u përzgjodhën:
1. Entela Zenelaj,14 vjeç, shkolla Ali Podrimja, Bajram Curri – Cmimi i Parë.
Mesazhi i punimit të Entelës:
“Trafiku është kaos dhe shkatërron gjithçka, përdorni transportin publik dhe çdo qytet do ndihet më mirë”
Vlerësimi i Galerisë Kombëtare të Arteve
Metodë projektuale e mirë, me një vizion të fokusuar në zhvillimin urban duke respektuar natyrën dhe zonat e gjelbërta.

2. Ildri Mustafaj, 14 vjeç, shkolla Ali Podrimja , Bajram Curri – Cmimi i Dytë.
Mesazhi i punimit të Ildrit:
“Në botën që na rrethon unë kam berë zgjedhjen që mbron mjedisin dhe mësiguron një jetë më të sigurt”
Vlerësimi i Galerisë Kombëtare të Arteve
Mesazh edukativ për rritjen e brezit të ri. Shumë e rëndësishme të edukojmë sot fëmijët për të pasur nesër një mjedis të sigurt

3. Robert Nelaj, 14 vjeç, shkolla Ali Podrimja, Bajram Curri – Cmimi i Tretë
Mesazhi i punimit të Robertit:
“Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se përdorimi i mjeteve mjedisore sjell një jetë më të mirë, por pak njerëz i përdorin ato”
Vlerësimi i Galerisë Kombëtare të Arteve
Mesazh të drejtëpërdrejtë, tregon qartë qasjen e njeriut me natyrën dhe kohën dhe respektin që në duhet t’i dedikojmë asaj. E pasur me ngjyra

Për përzgjedhjen e 3 çmimeve fituese u ngrit një juri pranë Galerisë Kombëtare të Arteve e kryesuar nga Z.Artan Shabani, Drejtor i GKA

Në fund të aktivitetit përfaqësues të Ibeca dhe Ministrisë së Mjedisit dorëzuan dhe cmimet për 3 fituesit , ku cmimi për seicilin ishte një biçikletë

Ministria e Mjedisit do të vazhdojë angazhimet e saj në përpjekje për të forcuar urat lidhëse midis të brezave të rinj dhe Mjedisit, si dhe punën për ndërgjegjësimin qytetar ndaj mjedisit si një përqasje globale me ngjyrime lokale.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al