Burrë e grua janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në fshatin Dushk të Lushnjes ndërsa të plagosur kanë mbetur Iliaz dhe Esma Kojku, një çift bashkëshortësh.

Raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën ndërsa burri i saj 70 vjeçar ka marrë plagë të rënda.