Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku një transformator i energjisë elektrike, i vendosur brenda godinës, ka shpërthyer duke shkakatuar flakë e tym.

Lajmi është përhapur me shpejtësi pasi në godinë ka patur nxënës dhe pedagogë, por nga raportimet thuhet se nuk ka të lënduar. Ndërsa sipas burime mësohet se fillimisht është dëgjuar një shpërthim, e më pas ka shpërthyer tymi. Pas kësaj në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila i ka dhënë fund tymit dhe gjendjes në Universitet.