Policia gjermane tha se një grua ka vdekur nga djegiet,  ndërsa 14 persona u plagosën në një shpërthim në një festival në një  fshat në Gjermaninë perëndimore.

Pesë persona të tjerë janë në rrezik për jetën, katër prej tyre  janë me djegie të rrezikshme dhe një ka pësuar sulm në zemër.

Policia është ende duke hetuar shkakun e shpërthimit në festivalin Freudenberg.

Sipas agjencisë DPA, duket se vaji nga tigani i madh shkaktoi një  shpërthim në një lokal ‘Bakes fest’ ku morën pjesë rreth 100 persona.

‘Bakes fest’ është një festë vjetore e fillimit të furrës tradicionale të vjetër në fshat.