Një shpërthim i madh ka ndodhur në një pikë karburanit pranë Borgo Quinzio, në Reatino. mediat italiane shkruajnë se nga shpërthimi i një cisterne ka 18 të plagosur, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Mes të plagosurve ka dhe punonjës të zjarrfikëses. Ende nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të cisternës.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve.