E fshehur në pyjet e Kinës, një shpellë e mbushur me lakuriqë nate mund të ketë përgjigjet për shkencëtarët që duan të zbulojnë enigmën e koronavirusit. Vendndodhja konkrete e saj është sekret, por disa vjet më parë disa shkencëtarë e studiuan atë për të zbuluar diçka me shumë rëndësi, thotë gazeta Mirror.

Lakuriqët e natës në atë shpellë ishin mbartës të një koronavirusi, shumë të ngjashëm me SARS-in, por asnjë njeri nga popullsia kineze që jeton aty pranë nuk kishte i infektuar. Përkundrazi testet e gjakut zbuluan se ata ishin imunë ndaj tij.

Me përhapjen e koronavirusit tani, kjo shpellë duket se po merr interesim për një herë të dytë. Por në kohën e zbulimit fillestar, shkencëtarët u përfolën për keq.

Shefja e studimeve Zheng-Li Shi, u cilësua si ‘nëna e djallit’, pas shpërthimit të teorive se virusi kishte shpëtuar nga laboratori i saj. Mi Shi publikoi në 2005 një teori që sugjeronte se virusi i SARS-it, ishte një koronavirus që vjen nga lakuriqtë e natës.

Shkencëtarja u detyrua të përgjigjet për akuzat ndaj saj dhe ajo tha se betohej me jetën e saj që virusi nuk kishte të bënte me laboratorin e saj.

Në po këtë studim, u zbulua koronavirus në katër specie të ndryshme lakuriqësh, duke përfshirë dhe një virus me gjenomë 96% të ngjashme me virusin e identifikuar në Wuhan në dhjetor.