Shqipëria, qasje rajonale për zhvillimin e agroindustrisë

BERZH, FAO dhe CIHEAM, organizojnë në Tiranë, Forumin e niveli të lartë me Ministrat e Bujqësisë nga 13 shtete.
Shqipëria, vendi me potenciale dhe resurse te bollshme, mund të kthehet në një qendër aktraktive të zhvillimin të bujqësisë dhe agrobiznesit për rajonin e vendet e mesdheut.

Në Tiranë çeli sot punimet dy ditore, Forumi i 11-të, i Ministrave Bujqësore të 13 Shteteve anëtare të ‘’Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara të Mesdheut Bujqësor (CIHEAM) i cili parashtroi nevojën e shkëmbimit e praktikave më të mira dhe politikave efiçente mes vendeve të Mesdheut, në fushën e zhvillimit të zinxhirit të vlerës agroushqimor të qëndrueshëm.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, u shpreh se bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë Shqiptare, që synon zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfituar nga përvoja më e mirë e secilit prej vendeve të rajonit e më gjerë.
Është koha të merret në konsideratë roli i bujqësisë dhe zhvillimit rural, për të parandaluar eksodin rural-urban, por edhe për t’iu përgjigjur sfidave të migracionit, tha Panariti.

takimi-i-agrokultures-foto-flor-abazaj-3-300x200Ndërsa Mohamed Sadiki, zv.President i CIHEAM-it u ndal në rëndësinë e hartimit të politikave të prespektivës për sektorin agro, në këndvështrimin rajonal e mesdhetar, duke venë theksin vecanerisht në sektorin agro të Shqipërisë.

Forumi ministerial i Bujqësisë do të vijojë punimet neser duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese të migrimit nga pikëpamja e zhvillimit të bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Gjatë këtij takimi do të prezantohet edhe Axhenda Strategjike e CIHEAM 2025 (CSA2025) dhe Plani i saj i Veprimit për Mesdheun (CAPMED2025).
Mbledhja ndërministrore e ‘’CIHEAM’’, gjatë së cilës ministrat, organizatat ndërkombëtare dhe grupet e interesit, do te shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet strategjike mesdhetare, duke kontribuar për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë dhe peshkimit, për sigurimin e ushqimit, për stabilitetin social dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Në dritën e sfidave aktuale, këtë vit tema kryesore e Ministerialit do të jetë shqetësimi për migrimin , në kontekstin e Mesdheut, nga perspektiva e zhvillimit të bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit. Kjo ngjarje do të kontribuojë për të identifikuar shkaqet e migracionit, për të cilat Shtetet Anëtare CIHEAM mund të nisë iniciativa dhe të ofrojnë zgjidhje që janë të dobishme për të gjithë vendet e rajonit.

(Burimi:Ata.gov.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al