Bilanci i të infektuarve në Shqipëri rritet me 19 raste të reja brenda 24 orëve, ndërsa një 49 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Infektivit. Ai ndodhej i shtruar prej 13 ditësh.

Deri tani në Shqipëri numërohen 123 të infektuar me koronavirusin COVID-19, nga këta 5 persona humbën jetën ndërsa 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera

Në Has janë konfirmuar 2 raste pozitive, Berati 1 rast, dhe Lezha një rast. Ndërkohë zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier.
Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 72 qytetarë
•Durrës 8 qytetarë
•Lushnje 4 qytetarë
•Elbasan 2 qytetarë
•Fier 12 qytetarë
•Rrogozhinë 2 qytetarë
•Kavajë 4 qytetarë
•Korcë 9 qytetarë
•Vlorë 4 qytetarë
•Shkodër 2 qytetarë
•Lezhe 1 qytetarë
•Berat 1 qytetarë
•Has 2 qytetarë