Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Piazza Bottini në Milano, ku personazh për keq ka qenë një shqiptar 21 vjeçar.

Ndërsa policët kanë shkuar ta arrestonin bashkë me një ukrainas 19 vjeçar, shqiptari u ka sulur qentë karabinierëve, duke i lënë të lënduar policët.

Shqiptari kërkohej nga policia për grabitjen e një 52 vjevçari italian, që kishte ndaluar Policinë në Valvassori Peroni dhe u kishte shpjeguar që ishte sulmuar nga dy njerëz me qen me vete.

Sapo kanë parë polciët, dy të rinjtë u kanë ndërsyer qentë agjentëve duke u shkaktuar lëndime të thella.

Agjentët falë edhe përforcime kanë mundur ti arretojnë dy të rinjtë, që kishin edhe hashish në xhep.

Policët ndërkohë përfunduan në spiral, ku mjejët u kanë dhënë leje për një periudhë 10 ditore.