Kryeministri dhe zv/Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe Udhëheqësi i Emiratit të Dubait, Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum kërkon që të bëjë një shtesë në banesën e tij të madhe në Skoci, në mënyrë që familja e tij e shumtë në numër, së bashku me shërbëtorët, të mos rrinë “ngushtë”.

Sipas “ArabianBusiness”, Sheiku ka dëshirë që mansionit gjigant t’i shtojë edhe një banesë me 9 dhoma gjumi si dhe dy lozha për stafin.

Al-Maktoum ka disa gra dhe 23 fëmijë dhe për këtë arsye kërkon zgjerimin e pronës së tij në Skoci.

Sheiku ka një pasuri prej rreth 15 miliardë eurosh dhe pronën prej 63 000 hektarësh e ka blerë rreth 20 vite më parë. Familja e tij e madhe e përdor pronën për të pushuar në verë, duke qenë se në Dubai, në këtë periudhë temperatura arrin deri në 50 gradë celcius.