Një shaka jo e bukur mund t’i kushtojë shtrenjtë një të riu në Rusi, pasi u shtir sikur ishte i prekur me koronavirus.

Djaloshi i veshur me një maskë mbrojtëse po udhëtonte me metro kur papritur u rrëzua në tokë dhe filloi të dridhej, duke alarmuar njerëzit.

Disa udhëtarë tentuan ta ndihmonin, por ai filloi të dridhej edhe më shumë duke u shtirur sikur kishte dhimbje të shkaktuara nga virusi.

Kjo duket se i ka frikësuar pasagjerët e tjerë të cilët filluan të largoheshin me vrap.

E gjithë skena është regjistruar në kamera në formën e shakasë, por kjo i ka kushtuar rëndë të riut.

Autoritetet e arrestuan për përhapjen e panikut ndërkohë që ai rrezikon deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor.