Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet: Berat, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20 / 33 °C

në vendet malore: 16 / 25 °C.

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.