Një tërmet i fuqishëm ka goditur gjirin verior të Japonisë, por nuk ka asnjë raportim për dëme serioze apo lëndime.

Zyrtarët theksuan se nuk ka asnjë rrezik për cunam, prandaj njerëzit duhet të qetësohen.

Agjensia meteorologjike japoneze tha se tërmeti ishte me magnitudë 7 dhe epiqendra ishte pranë ishullit Hokkaido.

Lëkundjet ranë në oqean dhe arritën në thellësinë 60 kilometra.

Policia e Hokkaido tha se nuk kishin marrë raporte për dëme ose lëndime.  Dje, Japonia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.2, që goditi brigjet e prefekturës Fukushima.

Japonia ndodhet në “Unazën e Zjarrit’ të Paqësorit dhe është një nga vendet më të prirura për tërmete në botë