Tronditet Shkodra me një skenë të ngjashme me ato të filmave aksion.

Dy makina, një e tipit ‘Benz’ dhe një tjetër ‘Fuoristradë’, kanë shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën teksa kanë qenë në lëvizje, në qendër të qytetit.

Konfirmohet se nuk ka persona të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.

Gazetarët nga terreni bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre por deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga uniformat blu.

Kujtojmë që vetëm një javë më parë dy grupe u përplasën me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës teksa mbeti e plagosur një kalimtare e rastit, Liljana Jeremia. Tre personat, Arjan Rexha, Riad Xheladini si dhe Ension Buraku kishin shkuar për të qëlluar Mesad Metën, por ky i fundit iu kundërpërgjigj po me zjarr. Konflikti kishte zanafillën në prishjen e pazareve të drogës.

Nga të shtënat u dëmtua dhe automjeti i Mesad Metës me targa gjermane. Ndërkohë, për situatën në qytet ka folur edhe ish-kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademin, e cila ka ngritur alarmin për situatën e krimit në Shkodër.

Ndërkaq, policia thotë se një person ka qëlluar në ajër dhe është larguar.