Ne jemi të rrethuar nga algoritmet në çdo gjë që bëjmë, nga lundrimi në internet për marrjen e vendimeve financiare. Por ne, si njerëz, ende kemi një fjalë në mënyrën se si ato algoritme formësojnë realitetin tonë?

Ndoshta jo, sipas hulumtimeve të reja.

“Eksplorimi ynë na çoi në përfundimin se me kalimin e kohës, rolet e teknologjisë së informacionit dhe të njerëzve janë përmbysur”, ka thënë për The Conversation, profesori Yorkshire Dionysios Demetis.

“Në të kaluarën, njerëzit e përdornin teknologjinë si një mjet për interesin e tyre. Tani, teknologjia ka përparuar deri në pikën ku përkundrazi është ajo që na përdor ne dhe na kontrollon”.

Në vend që të bëjmë të mundur që algoritmat dhe teknologjitë të mos na prekin aspak, Dementis argumenton se ne jemi “thellësisht të prekur prej tyre në mënyra të paparashikueshme”.

Si dëshmi, Demetis sjell shembuj avokatësh të cilët janë zv nga inteligjenca artificiale, dhe fakti që një shumicë e madhe e tregtisë në tregjet e këmbimit valutor nuk përcaktohet nga njerëzit, por nga algoritme.

Në fakt, njerëzit janë kthyer në një pengesë për ato hapësira ku përdorimi i teknologjisë është më e dobishme.

Në fund të fundit, zgjedhja për të dorëzuar vendimmarrjen ndaj makinave mund të na përgatisë për një të ardhme të zymtë. Skenari më i keq: “dominimi teknologjik”.

Por nuk është shumë vonë – ende.

“Ne duhet të vendosim, ndërsa ende mundemi, çfarë do të thotë një gjë e tillë për ne si individë dhe si shoqëri”.