Të arredosh një apartament një dhomë e kuzhinë apo një garzoniere është shumë e vështirë. Këtë nuk po e themi ne, këtë e thonë profesionistët e kësaj fushe të cilët kanë ndarë sekretet e tyre profesionale në këto këshilla arredimi.

Mbani proporcionet

Nuk mund të vendosni orendi shumë të mëdha në një hapsirë të vogël. Përpiquni të zgjidhni mobilje dhe orendi që i përshaten përmasave të hapsirës që po arredoni.

Vendosni pasqyra

Pasqyrat krijojnë iluzionin e thellësisë dhe vazhdimësisë. Përdorni muret pasqyrë për t’i dhënë hapsirës tuaj më shumë zgjerim.

Përdorni varjen

Jo të gjitha mobiljet duhet të jenë të vendosura në dysheme. Duke qenë se bëhet fjalë për një hapsirë të vogël, e mira është që të përdorni edhe varjen e mobiljeve.

Shfrytëzoni cepat

Cepat e mureve janë hapsirat perfekte per vendosjen e dollapëve.

Fshihni

Një kuti me libra mund të jetë e përsosur për tu shndërruar në ndenjëse. Përpiquni të luani me këto detaje në mënyrë që t krijoni hapsirë dhe të shmangni orenditë e panevojshme.

Ngjyra

Përpiquni të përdorni ngjyra neutrale dhe qetësuese, të cilat nuk vjedhin menjëherë vëmendje.