Nga fotoja duken si gurë të vërtetë, por në fakt janë prej plasteline të thatë. Merrni disa copa plastelina në tone natyrale gurësh, përziejini me njëra tjetrën, bëni forma në toptha gurësh sipas madhësive që dëshironi dhe kalojini nëpër ca kokrriza rëre që të duken sa më natyrale.

Më pas, merrni një tas qelqi dhe vendosini gurët prej plasteline aty që të mrarin formën e tasit. Sigurohuni që tasi i qelqit të durojë nxehtësinë dhe futeni në furrë të piqen gurët sipas instruksioneve të temperaturës që ka paketimi i plastelinës.

Më pas, lëreni të ftohet, nxirreni nga tasi dhe mbillni lulen tuaj të preferuar.