Silva Caka: A ekziston një vend tjetër në botë, ku njerëzit kryejnë vepra penale dhe i shpëtojnë përgjegjësisë penale, me një falje të ditës së nesërme?

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me drejtësinë në vend, ndërsa është shprehur mjaft skeptike mbi këtë temë.

Sipas Cakës, në një vend normal të botës kryeministri do të ishte dorëhequr pas gjithë këtyre skandaleve, ndërkohë që në Shqipëri, Prokuroria përveçse mbyll sytë, ajo edhe i fal Ramës të gjitha lajthitjet.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk e di, a ekziston një vend tjetër në botë, ku njerëzit kryejnë vepra penale dhe i shpëtojnë përgjegjësisë penale, me një falje të ditës së nesërme?

Nuk e di, a ekziston një vend tjetër në botë ku Kryeministri iu bën thirrje qytetarëve (qofshin këta edhe policë), të kryejnë vepra penale?

Nuk e di, a ekziston një vend tjetër në botë, ku Kryeministri i tij, të kërkojë nga ata që me ligj e me moral duhet të mbrojnë rendin dhe demokracinë, të heqin uniformat dhe t’a përdhosin si rendin kushtetues, ashtu edhe demokracinë e vendit?!

Kryeministri i Shqipërisë, i atëhershmi dhe i tanishmi, më 16 qershor 2017, i bëri thirrje Policisë së Shtetit, të hiqte uniformat dhe të kërkonte votën për Rilindjen (pse jo, edhe t’a vidhte votën!).

Në çdo vend normal të botës, Kryeministri si fillim, do të ishte dorëhequr, pas një lajthitjeje të tillë.

Në çdo vend normal të botës, nëse Kryeministri nuk do të kishte ndërgjegje të mjaftueshme qytetare apo moralin për t’u dorëhequr, të paktën institucionet ligjzbatuese, do të kryenin funksionin normalisht dhe do nisnin kryesisht një procedim penal për Kryeministrin.

Por sigurisht, ne nuk jemi një vend normal!

Në vendin tonë, Prokuroria jo vetëm që i mbyll të dy veshët dhe nuk e nis procedimin kryesisht, por edhe kur të tjerë e depozitojnë atë, i vjen keq dhe ia fal Kryeministrit lajthitjen, duke pushuar çështjen.

Kjo Prokurori, që nis procedime penale për të gjithë ata që lidhin dritat se nuk e paguajnë dot energjinë elektrike (se Qeveria iu shkurtoi ndihmën ekonomike), kjo Prokurori që nis procedime penale për ata që protestojnë, për të rivendosur një të drejtë të shkelur nga Kryeministri, kjo Prokurori, që nis procedime penale për këdo që nuk i shërben e pëlqen Kryeministrit, mbyll sytë e veshët (se gojën e ka bërë çorape me propagandë qeveritare) dhe bën rolin e të Nënshtruarës, sa herë që shpërfaqen 613 hijet e Kryeministrit!

Tani që çështja shkoi në Gjykatën e Beratit, atje ku nisi gjithçka, Gjykata nuk duhet të lejojë që një vepre penale t’ia hedhim me një falje dhe Prokuroria ka rastin të tregojë që nuk ka vdekur tërësisht!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al