Silva Caka: Jemi bashkë me kolegët e PD në mbështetje te çdo tregtari, i cili sot tregon solidaritet dhe mungesë frike për të ulur qepenat dhe për të protestuar

Deputetja e LSI Silva caka nga protesta e zhvilluar te tregu ushqimor është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bërë propozimet e saj për rritjen e kufirit të aplikimit të TVSH-se ne në 5 milione lekë, por Oligarkia është e pangopur dhe do të hajë edhe thërrimet e fundit që mbeten në tavolinë.

Më poshtë deklarata e plotë:

Jemi bashkë me kolegët e PD dhe kemi ardhur në mbështetje te çdo tregtari, i cili sot tregon solidaritet dhe mungesë frike për të ulur qepenat dhe për të protestuar. Kundërshtim të kësaj mase represive të marrë kundrejt këtij biznesi. Sot, përveç nesh dhe qytetareve, në këtë treg ndodhen edhe njerëz të tjerë, të cilët në mënyrë mafioze po mbajnë shenim se cilët janë tregtaret që ulen qepenat, në mënyrë që nesër të vijnë përsëri e t’i gjobisin. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka bërë propozimet e saj per rritjen e kufirit të aplikimit të TVSH-se ne në 5 milione lekë, por Oligarkia është e pangopur dhe do të hajë edhe therrimet e fundit qe mbeten ne tavoline. Gjithashtu kemi propozuar uljen e TVSH-së për produktet e shportës, por nuk është marrë në konsideratë

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al