Silva Caka: Ju garantoj që kjo do të jetë opozita më e fortë që do të bëhet ndonjëherë.

Kandidatja e LSI për qarkun e Beratit, Silva Caka e cila nuk arriti të fitojë mandatin për tu futur në parlament ka falenderuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook të gjithë njerëzit që besuan te LSI duke triumfuar mbi presionin dhe blerjen e votës.

“Lëvizja Socialiste për Integrim tregoi edhe një herë se ka plot besnikë e plot njerëz të ndershëm, që nuk i nënshtrohen pazareve të ndyra”, ka thënë Silva duke shtuar se do të jetë në krah të çdo qytetari të Beratit.

“Bandat, droga dhe krimi, deformuan rezultatin e zgjedhjeve e na diktuan opozitën dhe ju garantoj që kjo do të jetë opozita më e fortë që do të bëhet ndonjëherë.Bashkë do të vazhdojmë të luftojmë, për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e oligarkëve, bandave dhe drogës”,ka thënë ndër të tjera Silva Caka.

Status i plotë

Mirëdita miq! Për shkak të një angazhimi personal nuk kam mundur të jem prezente e mbi të gjitha nuk kam mundur të them disa fjalë mbi procesin zgjedhor që lamë pas. Prandaj, sot do të doja të falenderoja përulësisht të gjithë ata njerëz që i besuan Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke triumfuar mbi presionin dhe blerjen e votës.

Nga Çelepiasi në Kuçovë, nga Kutallia në Poliçanin e terrorit e nga “5 Shtatori”, në “Estref Caka”, atje ku pritshmëritë e horrave dhe hajdutëve ishin më të mëdha, Lëvizja Socialiste për Integrim tregoi edhe një herë se ka plot besnikë e plot njerëz të ndershëm, që nuk i nënshtrohen pazareve të ndyra.

Unë, do vazhdoj të jem në krah të çdo qytetari të Beratit, pasi misioni im në politikë sapo ka nisur!
Garantoj, në mënyrë të veçantë qytetarët e Skraparit, se mbështetja e pakufizuar ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të kthehet në vëmendje të jashtëzakonshme ndaj tyre.

Unë, do të jem kudo dhe kurdo pranë jush, për të vazhduar bashkë, rrugën e ringritjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim! Aty ku nisi gjithçka, aty do të rinisë edhe një herë, beteja për t’a bërë Lëvizjen Socialiste për Integrim më të fortë.

Bandat, droga dhe krimi, deformuan rezultatin e zgjedhjeve e na diktuan opozitën dhe ju garantoj që kjo do të jetë opozita më e fortë që do të bëhet ndonjëherë. Prisni, se nuk keni parë gjë akoma!!!

Faleminderit të gjithëve ju që besuat në Lëvizjen Socialiste për Integrim! Bashkë do të vazhdojmë të luftojmë, për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e oligarkëve, bandave dhe drogës.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al