Silva Caka: Një ministër i Jashtëm që ofendon me fjalë rrugësh dhe godet opozitën, është fytyra më e shëmtuar e një qeverie që nuk përballon dot të vërtetat

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka me anë të një postimi ka dënuar rëndë veprimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati pasi ky i fundit lagu opozitën me ujë.

Sipas Cakës, ministri Bushati i mbrojtur nga Garda e Republikës ka ofenduar dhe goditur opozitën, duke e cilësuar këtë sjellje të tij si fytyrën më të shëmtuar të një qeverie.

Deputetja Caka duke e etiketuar ministrin me emrin ‘Ditrim’, ka shkruar se ndjesa e Bushatit në Facebook mund t’a shpëtojë atë nga dënimi në Kuvend, por video e tij duke lagur opozitën do të shpërndahet në të gjithë Europën.

REAGIMI I PLOTË:

Një Ministër i Jashtëm, që nga pozita e karrigeve ministrore, i ruajtur dhe i mbrojtur nga Garda e Republikës, ofendon me fjalë rrugësh dhe godet Opozitën, është fytyra më e shëmtuar e një qeverie që nuk përballon dot të vërtetat e Opozitës.
Në një botë, ku ministrat e jashtëm shpërfaqin elegancë, diplomaci dhe integrim, DiTRIMI i Qeverisë manifeston dhe vërteton me gjeste dështimin e tij dhe të qeverisë së tij përballë Europës, fiks përpara momentit kyç të marrjes së përgjigjes për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Me “mea culpa-n” në Facebook, mund t’i shpëtosh përjashtimit nga punimet e Kuvendit Ditmir, por të jesh i sigurtë, që nuk do të ngelet kancelari Europiane e më gjerë, pa parë videon tënde, kur godet Opozitën!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al